Erion Veliaj për Tiranën, Rama: Kandidati më i favorshëm

“Kandidati ynë, i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Tiranës do të jetë Erion Veliaj. Faleminderit”.Me këtë deklaratë telegrafike, kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund enigmës disamujore për emrin e shumicës për Bashkinë e Tiranës.Erjon Veliaj është zyrtarisht i përzgjedhuri i së majtës për tu përballur me doktorin Halim Kosova dhe të tentojë ti rikthejë Tiranën të majtës.Zyrtarizimi i Ministrit akutual të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është bërë pas një takimi relativisht të shkurtër me deputetë të Tiranës në selinë e PS, të cilët e kanë miratuar unanimisht me heshtje emrin e hedhur në tavolinë nga kryeministri Edi Rama.Kreu socialist e ka konsideruar Veliajn si kandidatin më të përshtatshëm jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e socialistëve dhe ndoshta jo vetëm për kryeqytetin.Ai ka këmbëngulur se emri i tij është mbështetur edhe nga aleatët e majtë, me të cilët ka pasur negociata deri në minutat e fundit.Shefi i mazhorancës zgjodhi ta prezantojë modestisht, pa shumë ceremoni kandidatin e shumicës për metropolin.“Finalizuam procesin dhe për Tiranën.Sigurisht do të kemi më shumë kohë për të folur më gjatë, por shumë shkurt. Kandidati ynë, i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Tiranës do të jetë Erion Veliaj. Faleminderit”.Zyrtarisht Veliaj dhe 60 kandidatët e tjerë në gjithë vendin, bashkarisht me aletatët, do të jenë paraditën e së shtunës në një aktivitet në Universitetin e Arteve.Këtë të enjte, PS ka formalizuar në letër marrëveshjen me më shumë së 40 parti për betejën e 21 qershorit.Por ka ende pikëpyetje për disa aleatë tradicionalë dhe të bashkuar rishtas me këtë force politike, për disa Bashki.[caption id="attachment_495103" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Veliaj teksa largohet nga Kryeministria pas takimit me Ramen Ne foto: Veliaj teksa largohet nga Kryeministria pas takimit me Ramen[/caption]