Veneto Banka , kredi të rinjve që duan të studiojnë në Itali
"Të studiosh në Itali" është program i lançuar nga instituti Italian i kulturës falë të cilit studentët shqiptarë mund të përfitojnë mundësi studimi në shtetin fqinj. Do të jetë ‘Veneto Banka’ në Shqipëri e cila do të ofrojë mundësi financimi për të gjithë këta studentë shqiptarë.Të gjithë studentët të cilët kanë dëshirë të vazhdojnë studimet në Itali, ‘Veneto Banka’ ofron mundësi financimi të studimeve me kushte të favorshme. Për drejtorin e Përgjithshëm të ‘Veneto Banka’ në Shqipëri, Daniele Scavarotz, kreditimi i studentëve duhet të jetë afatshkurtër dhe afatgjatë për t’iu dhënë kështu mundësi studimi pranë universiteteve më të mira në Itali:Daniele Scavarotz : “ Nëpërmjet këtij programi, Veneto Banka kërkon që të krijojë mundësi bashkëpunimi jo vetëm në ekonomi por edhe në kulturë dhe arsim. Veneto Banka mundëson financimin për të studiuar jashtë vendit por edhe rikthimin në atdhe falë mundësive të reja të punësimit në kompaninë tonë”.Veneto Banka gjatë gjithë periudhës së operimit të tij në tregun shqiptar u ka ofruar mundësi punësimi të rinjve të cilët kanë përfunduar studimet në Itali , duke i bërë kështu pjesë të stafit të saj:Daniele Scavarotz : “Veneto Banka u ka siguruar mundësi të shumta punësimi këtyre studentëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali. Kështu ne favorizojmë jo vetëm mundësinë për të studiuar në Itali por edhe mundësi punësimi në kompani pë rata që janë me rezultate shumë të mira”.