Kosova për Tiranën, Basha: Qytetarët kërkuan mjek, jo politikan

Halim Kosova para se të prezantohej zyrtarisht në qendër të Tiranës si kandiat i të djathtës për Bashkinë e kryqytetit ka konsumuar një kafe në Hotel Tirana me kryetarin e PD, Lulzim Basha.I shoqëruar nga tën gjithë personazhet e përfolur si kandidatë të mundshëm për kryeqytetin, mes tyre edhe kritiku Besnik Aliaj, Kosova ka dëgjuar me buzëqeshje prezantimine kryetarit Basha.“Një vendim i cili nuk i takon vetëm Partisë Demokratike dhe nuk ka ardhur vetëm nga gjiri i saj apo i partive opozitare, por që buçet, buçet fuqishëm nga zëri i mijëra e mijëra qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë folur dhe po flasin dhe që me zërin e tyre kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasje, një përkushtimi të ri. Një përkushtimi që vjen duke zgjedhur një mjek, jo një politikan. Një njeri që u ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë si mjek, përmasat humane e të cilit sfidojnë çdo fjalë që unë them sot dhe që tani bëhet gati t’u shërbejë si kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës”.Vetë kandidati për Bashkinë më të madhe të vendit ka zgjedhur të thotë se është koha për të përveshur mëngët.“Nuk është se jam një njeri që nuk e di se sa punë duhet për ndryshimin, por nga ana tjetër jam i bindur dhe besoj që çdo njeri që ka mundësi duhet të kontribuojë për familjen, për shoqërinë, për qytetin ku ka lindur dhe që e do, në mënyrë që ta çojmë aty ku duhet Tiranën tonë të dashur. Mbështetja që kam pasur këto ditë, qoftë edhe nga të dhënat që Partia Demokratike ka mbledhur, nuk është gjë tjetër veçse një detyrim i madh dhe sapo mu komunikua, dhe sapo filluan dhimbjet për të lindur lajmi i shëndetshëm, që sapo mu dha, mua si gjithmonë mu pre gjumi si në të tilla raste dhe duke u përpëlitur, bashkëshortja më totë: “Çfarë ke?”, i thash “Paska qenë e thënë që në këtë dynja të mos fle një herë rehat”. E pranoj me shumë kënaqësi sepse në fund të fundit do të sakrifikoj një grup njerëzish për t’i shërbyer popullatës e cila ka nevojë akoma më shumë për të shkuar aty ku duhet”.Tashmë ish-deputeti demokrat konstatoi betejën me të zgjedhurin e Ramës si kundërshtar, Erion Veliaj, i zyrtarizuar në të njëjtën kohë kur vetë lajmëronte për nisjen e punës, për të përmirësuar siç tha qytetin e tij.Halim Kosova u përzgjodh pas disa sondazheve në Tiranë, ku rezultoi si më i votuari dhe me sa duket pjesë të fushatës do të bëjë edhe Besnik Aliajn gjithashtu i përfolur si kandidat potencial për kryeqytetin.[caption id="attachment_495141" align="alignnone" width="640"]kosova Në foto: Halim Kosova me Lulzim Bashën[/caption][caption id="attachment_495050" align="alignnone" width="640"]Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha[/caption][caption id="attachment_495051" align="alignnone" width="640"]Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha[/caption]