Burgu i Drenovës, derdhja e ujërave të zeza ndot zonën turistike
Prej 3-4 vitesh derdhja e ujërave të zeza të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë në ambient të hapur, ka ndotur zonën, duke u bërë edhe burim epidemie. Në zonën ku derdhen ujërat e zeza, kalojnë çdo ditë qindra automjete me pushues dhe turistë që i drejtohen Dardhës dhe Boboshticës.Mbetjet e ujërave të zeza që dalin nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, derdhen në ambient të hapur në zonën përreth.Ndonëse bëhet fjalë për zonën turistike që të çon drejt Dardhës dhe Boboshticës, ndotja është tepër e madhe.Aroma e pakëndshme të shoqëron përgjatë gjithë rrjedhës së ujrave të zeza.Komuna Drenovë ia kalon përgjegjësinë drejtorisë së Burgjeve, të cilës i kërkon një investim me një vlerë të caktuar për të sistemuar ujërat e zeza që dalin nga burgu me kanalin e qytetit të Korçës, një largësi vetëm 2 km.Ndotja e madhe mjedisore që shkaktohet nga këto ujëra të zeza janë burim epidemie, por edhe shqetësim për banorët e zonave përreth.Ujërat e zeza të Burgut të Drenovës derdhen në një nga zonat më të frekuentuara të Korçës, nga ku kalojnë çdo ditë qindra pushues dhe turistë që i drejtohen Dardhës dhe Boboshticës.