Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për heqjen e mandatit për Kokëdhimën

Me 68 vota kundër të mazhorancës parlamentare, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e grupit prej 14 deputetësh demokratë për heqjen e mandatit të deputetit, Koço Kokëdhimës.Votimit me elektronikë nuk i munguan edhe 29 votat pro të opozitës.Më herët seanca plenare solli përplasje të forta, por edhe ironi mes opozitës dhe vetë deputeti të Vlorës.Partia Demokratike pretendon se Koço Kokedhima ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kohës qe ishte deputet ne kundërshtim me Kushtetutën.Kuvendi miratoi me 91  vota pr/ligjin ‘për ndërtimin me koncension të rrugës së Arbrit prej 26.94 kilometrave nga kompania kineze “China State Construction”.Për këtë projekt, sipas ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës do të ndiqen procedura të veçanta ndërsa kostot e projektit ende nuk dihen saktësisht.Po kështu në seancën e sotme Kuvendi miratoi pr. Ligjin ‘për heqjen e disa ngastrave nga fondi pyjor’ si dhe projektligje të tjera , pjesë e rendit të ditës.Seanca mbylli punimet në 17:40 minuta.9