Donald Lu: Më shumë mbështetje financiare për shoqërinë civile

Qeveria Shqiptare dhe bizneset duhet të ndërgjegjësohen për vlerën që i japin demokracisë organizatat civile.Ka qenë ky apeli që ka bërë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, gjatë nënshkrimit të 8 marrëveshjeve për grante në mbështetje të Organizatave jo qeveritare në vend."Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, ato vetë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme".Ky projekt mban firmën e USAID dhe organizatës “Assist Impact” , të cilat janë duke zbatuar një projekt 3 vjeçar të quajtur "Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale", që synon të mbështesë OJQ-të vendore, agjencitë qeveritare dhe shoqatat e biznesit.