"Eksploro botën tënde", panairi mundësi punësimi për të gjithë studentët
Për të tretin vit radhazi në ambientet e Universitetit Ekonomik në Tiranë është organizuar panairi i karrierës. Një panair i cili mbledh sëbashku biznese të ndryshme, duke u dhënë mundësinë studentëve që të aplikojnë për vënde të ndryshme pune.Tiranë- "Eksploro Botën Tënde" është panairi i karrierës, i cili u jep mundësi të gjithë të rinjve të aplikojnë për punë në kompani të ndryshme. Organizator i panairit : “Qëllimi i këtij panairi është të bëjmë bashkë kompaninë, bizneset që operojnë në Shqipëri dhe studentët e sapodiplomuar. Ka një interes tej mase të lartë nga ana e studentëve sepse është kjo mundësia e tyre më e mirë për të bërë kontaktin e tyre të pare me biznesin. Edhe për kompaninë është oportunitet sepse arrihet të bëhet një përzgjedhje e mirë e kandidatëve që ato mund të punësojnë”.Ky është edicioni i tretë i panairit dhe gjatë kësaj periudhe kanë qënë të shumtë studentët që kanë aplikuar.Ata pohojnë faktin se falë panairit ata kanë mundur të aplikojnë në biznese të ndryshme, të cilat u kanë ofruar mundësi punësimi në kompanitë e tyre.Studente : “Po aplikoj për punë si ekonomiste duke duke qenë se kam mbaruar masterin për kontabilitet dhe auditim”.Studente tjetër : “Ka shumë studentë që kanë gjetur punë nga panairi dhe njëkohësisht dhe këshillat e profesorëve kanë qenë shumë me vend për ne. Jam studente e vitit të tretë dega financë”.Rektori i Universitetit të Tiranës i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit deklaroi se ai do të kthehet në traditë edhe për Universitet e tjera në vend, pasi është një mënyrë që studentët të krijojnë kontakte me tregun e punës.Në dy edicionet e kaluara, panairi organizuar në Universitetin Ekonomik në Tiranë është vizituar nga rreth 1000 studentë të degëve të ndryshme, duke pasur mundësinë të bisedonin drejtpërdrejt me përfaqësues të kompanive dhe bizneseve më të rëndësishme në treg.