Kukës, nis pastrimi i liqenit të Fierzës, dhjetëra tonë mbetje plastike

Me anë të një anije të specializuar, ka nisur pastrimi i ujërave të liqenit të Fierzës. Janë qindra ton mbeturina të grumbulluar, jo vetëm nga Kosova, por edhe rajonet e Kukësit, Hasit, Tropojës e më gjerë, që brenda pak ditësh pritet të largohen nga liqeni.Safet Gjici, Prefekt i Qarkut Kukës: “Kemi marrë një anije vetëpastruese, me këtë rast falenderoj kompaninë që ka anijen sepse e ka bërë pa asnjë shpenzim nga prefektura apo nga Bashkia e Kukësit, por ka kontribuar dhe besoj që brenda 10 ditëve liqeni do të pastrohet. Çdo vit këtë periudhë liqeni mbushet me mbetje urbane, shumica e të cilave vijnë nga pjesa e Prizrenit të Kosovës”.Ka qenë një kompani kosovare që është vetë-ofruar për të pastruar Fierzën, që më herët ka marrë edhe statusin e liqenit. Synohet që mbeturinat e mbledhura t'u vihen në dispozicion kompanive të interesuara për riciklimin e tyre.Muhamed Dunisha, përfaqësues i firmës pastruese: “Duke parë se fluksi i mbetjeve që vijnë kryesisht është nga Kosova. Nuk janë vetëm shishe koka kolash dhe birrash, por janë dhe vaksina kafshësh që përmbajnë të gjitha llojet e sëmundjeve. Në ujërat e Fierzës, janë të depozituara rreth 28 ton mbeturina, kryesisht mbetje plastike, që bashkë me notjen e siperfaqes së liqenit, kanë dëmtuar edhe ekosistemin.