Zgjedhjet lokale, “blindohet” koalicioni i majtë, më shumë se 40 parti
Më shumë se 40 parti politike do të jenë pjesë e koalicionit të majtë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.Boshti kryesor i koalicionit patjetër mbetet Partia Socialiste, LSI dhe më së fundmi edhe PDIU e Shpëtimit Idrizit.Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se ky është një koalicion gjithëpërfshirës.Ilir Meta: “Kualicion shumë i gjerë, shumë gjithëpërfshirës. Dhe patjetër edhe për Tiranën patjetër besoj se do të jetë një emër gjithëpërfshirës. Nuk ishim për emrin, firmosëm për kolaicionin. Emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës”.Koalicionit të majtë sot iu shtua edhe një subjekt politik nga radhët e opozitës, Aleanca Demokratike. Kreu i kësaj partie, Eduard Abazi, dha dhe arsyet e shkëputjes nga demokratët.Eduard Abazi: “Aleanca Demokratike shkëputet nga PD, bëri negociatën me PS duke besuar se koalicioni i majtë do bëjë një proces zgjedhor sa më të demokratik.Ne shkëputemi nga PD pasi provuam 4 vjet bashkëpunim jo të mirë me të”.Nderkaq PS91 e Petro Koçit tha se "Opozita është e dobët përballë sfidës elektorale."Lidhur me Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushit, Koçi tha se PSD ishte aty dhe do të jenë dhe shumë parti të tjera.Petro Koçi: "PSD ishte aty dhe do jenë dhe shumë parti të tjera të cilat sot nuk ishin prezent dhe për aryse teknike".[caption id="attachment_494953" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rama me aleatët në mbledhjen në selinë e PS-së[/caption][caption id="attachment_494954" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rama me aleatët në mbledhjen në selinë e PS-së[/caption]