Si të studiosh në Itali, gjuha një nga kushtet kryesore për të përfituar

Të gjithë studentët shqiptarë të cilët duan të studiojnë në Itali, hapi i parë është testi i gjuhës, e më pas aplikimi në degët e Universiteteve të preferuara.Tarifat që një student shqiptar duhet të paguajë janë të ndryshme, por ato nisin nga 2 mijë euro që mund edhe të mos paguhet nëse studenti përfiton bursë nga shteti italian.Tiranë- Për të qënë student në Universitetet italiane atëherë duhet të ndjekësh disa hapa konkretë.Së pari nevojitet përfundimi i studimeve dhe më pas aplikimi ne Universitetin që një student preferon.Pas kësaj hapi më i rëndësishëm është testimi i gjuhës.Adriana Frisenna: “Për të bërë një aplikim në Universitetet italiane, fillimisht duhet të demostrosh që e njeh gjuhën në nivel shumë të mirë.Menjëherë pas kësaj duhet bërë plotësimi i dokumentëve të vëna në dispozicion nga Universiteti që studenti ka zgjedhur të aplikojë.Një fakt i rëndësishëm i aplikimit për studentët është edhe llogaria bankare që ai duhet të disponojë, e cila duhet të ketë brenda një vlerë monetare të përcaktuar nga Ambasada.Fond që gjithsesi mbetet e studentit, por i nevojshëm për dokumentacion.Pas marrjes së përgjigjes pozitive,studenti duhet të paraqitet pranë Universitetit në Itali dhe brenda dy ditëve në polici për të marrë dhe lejen e qëndrimit”.Sipas Drejtoreshës së Institutit Italian të Kulturës, aktualisht në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe studentët duke pasur të afërmit e tyre janë njohur paraprakisht me kushtet që Universitetet ofrojnë.Çdo Universitet ka tarifa të ndryshme, të cilat nisin që nga 2000 mijë euro, tarifë kjo e cila mund të mos paguhet nësë studenti përfiton bursë nga shteti italian.Adriana Frisenna: “Aktualisht studentët shqiptarë në Itali janë të shumtë.Për ta është më e thjeshtë studimi në Itali, sepse aty jetojnë afërsisht 500 mijë shqiptarë.Të studiosh në Itali nuk do të thotë të qëndrosh jashtë Shqipërisë, por të vish dhe të sjellësh këtu eksperiencën tënde pse jo dhe duke gjetur edhe vënde shumë të mira pune.Çdo Universitet ka tarifa të ndrysme, të cilat fillojnë që nga 2000 mijë euro viti shkollor.E megjithatë për të gjithë ata studentë me nota të larta, Italia ofron edhe bursa studimi falë së cilës ata nuk paguajnë taksën e regjistrimit”.Më 18 prill disa nga Universitetet më të mira italiane do të prezantojnë programet e tyre në Tiranë për të ftuar kështu studentët shqiptarë të bëhen pjesë e tyre.