Rënia e besimit në ekonomi, Malaj: E ndikuar nga situata politike

Rënia e besimit për ecurinë ekonomike ka ardhur si pasojë e situatës politike dhe tensionit para fushatës. Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, sqaron se këto të dhëna tregojnë se ekonomia po haset me vështirësi. Sipas Malaj për të ndryshuar këtë situatë duhet të merren masa konkrete.Tiranë- Rënia e besimit në ekonominë shqiptare për tremujorin e parë të 2015 ka ardhur si pasojë e situatës së tensionuar politike. Ish-Ministri i Financave Arben Malaj sqaron se tensioni para fushatës dhe diskutimet për dekriminalizimin kanë sjellë kosto për bizneset dhe qytetarët.“Nëqoftëse debati për dekriminalizimin është fokusuar dhe ka krijuar pasiguri duke u njohur me shkallën e tij në politikën shqiptare, qoftë tensionimi për fushatën elektorale. Të gjitha këto janë rrisqe që politika mund ti reduktojë pa një sforco apo sakrificë të madhe. Në rast të kundërt, nëqoftëse këto do të ushqehen, patjetër që besimi i konsumatorit për pasiguri do të rritet dhe kosto do të shkojë fillimisht tek biznesi dhe pastaj do të kthehet tek grupet sociale të cilat preken nga papunësia dhe varfëria”.Sipas Malaj rënia e treguesve të ndjesisë ekonomike nënkupton vështirësi për hapjen e një biznesi, kreditim i kufizuar dhe si rrjedhojë më pak punësim dhe të ardhura për qytetarët.“Ata vlerësojnë faktin se edhe burimet e financimit, dhe ne kemi theksuar se mundësia për të ngritur një biznes, mundësia për të arritur një biznes në kushtet kur kredidhënia është në nivele të ulëta edhe pse ka shenja gjallërimi, është prapë ndër faktorët pengues që kapaciteti shfrytëzues i bizneseve sot dhe i ekonomisë në terësi të jetë në nivelet e pritshme”.Ish-Kreu i Financave i kërkon politikbërësve që të marrin masa për të ndryshuar këtë situatë.“Ndikuar qoftë me politika, qoftë me buxhetin, qoftë me projekte konkrete që edhe kërkesa e brendshme të jetë më e plotë, këtu ka vendin e tij edhe implementimi i buxhetit. Edhe politikat sociale që asistojnë zona të caktuara dhe grupe sociale të jetë më e shpejtë dhe të mbërrijë tek përfituesi i fundit”.Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, besimi në ekonomi ka pësuar rënie të konsiderueshme në krahasim me disa tremujorë paraardhës.