Gara për Tiranën, Basha zyrtarizon Halim Kosovën, Rama Erion Veliaj

Nuk ka më asnjë hamendësim.  Mazhoranca dhe opozita kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për Bashkinë më të madhe në vend, Tiranën.Mjeku Halim Kosova nga PD dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj nga PS do të përballen mes tyre me 21 qershor për të marrë drejtimin e Bashkisë, aktualisht të drejtuar nga Lulzim Basha.Basha: Për Tiranën ofrojmë mjekun e ndershëm dhe menaxher i sprovuarTeksa prezantoi kandidatin për Bashkinë e Tiranës në lulishten përballë Muzeut Kombëtar, kreu i PD-së Lulzim Basha tha  se PD dëgjoi zërin e qytetarëve të kryeqytetit që kalojnë kufinjtë e së djathtës, duke u ofruar atyre mjekun dhe jo politikanin.Në vlerësimet e tij për Halim Kosovën, Basha nënvizoi  ndershmërinë  dhe aftësitë menaxheriale.[caption id="attachment_495051" align="alignnone" width="640"]Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha Në foto: Halim Kosova duke u prezantuar nga Lulzim Basha[/caption]Basha: “ Është momenti i qytetarëve. Ne vetëm njoftuam se në këtë orë do të ishim  këtu në zemër të kryeqytetit dhe qytetarët kanë ardhur për t’iu bashkangjitur një ngjarje me rëndësi për jetën e tyre, për të sotmen dhe të nesërmen e tyre. Unë jam kryetari i Bashkisë në detyrë dhe kryetari i PD, por sot kam një nder të veçantë që tejkalon të dy këto detyra sepse i jap sot një ndjenje konsensusi të përgjithshëm që ka rrokur të madh dhe të vogël, të djathtë dhe të majtë, të një entuziazmi që ka kaluar kufinjtë e Tiranës, një entuziazëm kombëtar.Kam ardhur këtu në prani të figurave të nderuara të qytetit tonë me një pjesë prej të cilave sapo pimë një kafe miqësore për të njoftuar një vendim që nuk i takon vetëm PD, por që buçet fuqishëm nga zëri i mijëra qytetarëve të Tiranës që me zërin e tyre kanë vendosur ti besojnë qytetin e tyre një përqasje, një përkushtimi të ri që vjen duke zgjedhur një mjek, jo politikan.Një njeri që u ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë si mjek përmasat e të cilit sfidojnë çdo fjalë. Dhe që tani bëhet gati tu shërbejë si kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës. Duam një mjek dhe jo politikan, thotë zëri i qytetarëve. Unë i pari dua ta respektoj duke ofruar njeriun e ndershëm dhe menaxherin e sprovuar, i cili luftoi korrupsionin  kudo dhe që promovoi vlerat duke luftuar klientelizimin dhe horlleqet. Por mbi të gjitha vimë tek ju me njeriun që e do Tiranën”.Halim Kosova: Nuk jam shumë i fjalëve, sesa jam i punësVetë zoti. Kosova falenderoi partinë dhe qytetarët e Tiranës për mbështetjen, duke i garantuar se nuk do jetë një Kryebashkiak i fjalëve, por i punës dhe veprave për kryeqytetin.“ Nuk është se jam njeri që nuke e di sa punë duhet për ndryshimin. Vij nga një sektor që është human, kam pasur mundësi ta demostroj sa herë më është dhënë rasti. Nuk është se po e braktis, sepse edhe Tirana në vetvete ka sistemin shëndetësor brenda. Mbështetja që kam pasur këto ditë nuk është tjetër veçse një detyrim i madh i jashtëzakonshëm.Dhe sapo mu komunikua, sapo filluan dhimbjet për të lindur lajmi i shëndetshëm që sapo doli në pah, mua si gjithmonë mu prish gjumi si në të tilla raste. Dhe duke u përpëlitur në orën 03:00 të mëngjesit, bashkëshortja më tha: Po ti çfarë ke? I thashë: Paske qenë e thënë që në këtë dynja të mos fle njëherë rehat!Megjithatë e pranoj me shumë kënaqësi sepse në fund të fundit do sakrifikojë një grup njerëzish për ti shërbyer një popullate e cila ka nevojë akoma më shumë për të shkuar aty ku duhet. Unë ju falenderoj të gjithëve dhe nuk jam shumë i fjalëve, sesa jam i punës”.Rama: Finalizuam procesin për Tiranën, kandidati ynë Erion Veliaj E ndërsa demokratët po prezantonin zotin.Kosova, nga selia e Partisë Socialiste Edi Rama konfirmoi shkurt për mediat emrin e Erion Veliaj si kandiat për Tiranën.“Finalizuam procesin dhe për Tiranën.Sigurisht do të kemi më shumë kohë për të folur më gjatë, por shumë shkurt. Kandidati ynë, i Aleancës për Shqipërinë Europaine në Bashkinë e Tiranës do të jetë  Erion Veliaj. Faleminderit”.[caption id="attachment_495054" align="alignnone" width="640"]Në foto: Edi Rama konfirmon Erjon Veliajn për kandidatin e Bashkisë Në foto: Edi Rama konfirmon Erjon Veliajn për kandidatin e Bashkisë[/caption]Ndërkaq burime për Ora News, bëjnë me dije se gjatë takimit me deputetët e qarkut të Tiranës, Rama ka kërkuar mbështetjen e tyre për Veliaj.“Veliaj është kandidati më i përshtatshëm dhe i favorshëm për të ardhmen” mësohet të ketë thënë Rama, teksa i ka pyetur deputetët nëse kanë kundërshtime.Po kështu vëmendje gjatë diskutimeve Rama u ka kushtuar edhe këshillave Bashkiakë, ku ka kërkuar më shumë vëmendje pasi marrin një rol të rëndësishëm.halimi dhe veliaj per bashkineTë dielën kandidatët do të prezantohen në zonat elektorale.Zhvillimet minute pas minute para dhe pas zyrtarizimit te kandidateve21:23 Veliaj në fb:  Gjithcka per besimin qe investoi tek une PS Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka garantuar një fushatë qytetare për kryeqytetin dhe nëse del fitues, punë non stop për të rifituar kohën e  humbur siç thotë ai.
Miq te dashur, Bashke me ju do jap gjithcka per besimin qe investoi tek une PS & Aleanca jone. Mezi pres te bejme nje...Posted by Erion Veliaj on 2015-04-16
Ora 19:47 Kandidimi i Veliaj, bashkeshortja Xoxa koment ne fbajolaOra 18:25 Gara për Tiranën, Basha zyrtarizon Halim Kosovën, Rama Erion VeliajOra 18:03 PD pritet të zyrtarizojë kandidatin për Bashkinë e TiranësPara prezantimit,  kreu i PD-së  Lulzim Basha dhe Halim Kosova po zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.17:33 Rama rikthehet në selinë e PS, pritet kandidatura për TiranënramaKryeministri Rama është rikthyer sërish në selinë e PS-së ku  po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës. Pritet që pas takimit të bëjë publike edhe kandidaturën për Tiranën.Dy kandidaturat më të përfolura nga kampi rozë janë Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi.16:44 Përfundon takim i  kreut të PS-së, Edi Rama, me aleatëtPas firmosjes së marrëveshjes me aleatët për koalicionin parazgjedhor, kryeministri Rama ka lënë selinë e PS-së.Ora 16:24 Meta lë selinë e PS: Diskutuam për koalicioninKa zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i kreut të LSI-së, Ilir Meta në selinë e PS.Në një prononcim  të shkurtër për mediat, Meta tha se diskutuan me Kryeministrin dhe Shpëtim  Idrizin për koalicionin  dhe jo për emrin e kandidatit për Tiranën.Meta: “Kualicion shumë i gjerë, shumë gjithëpërfshirës. Dhe patjetër edhe për Tiranën patjetër besoj se do të jetë një emër gjithëpërfshirës. Nuk ishim për emrin, firmosëm për kolaicionin. Emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës”.Ora 16: 11 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbërrin në selinë e PS-së. Në selinë PS ndodhet edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së.[caption id="attachment_494908" align="alignnone" width="640"]ilir meta Ilir Meta ne PS[/caption]Ndërsa në 17: 30 Rama do të takojë deputetët e qarkut të Tiranës, ku pritet që pas takimit të bëjë publike edhe kandidaturën për Tiranën.Dy kandidaturat më të përfolura nga kampi rozë janë Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi.Ndërkaq të dyja partitë e mëdha kanë ende cështje të pambyllura me aleatët e tyre.Kandidatët e zyrtarizuar për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 20151 TiranëErjon Veliaj (PS)                        Halim Kosova  (PD)2VlorëDritan Leli (PS)                 përballë                  ?PD 3 LezhëViktor Tushaj (LSI), i rikandiduar           përballë   Fran Frrokaj  (PD)4 ShkodërKeti Bazhdari (PS)            përballë                   ?PD5 PogradecDiana Mile (LSI)              përballë                    Eduard Kapri PD6 BulqizëMelajim Damzi (LSI)             përballë                    ?PD7 CërrikAltin Toska (LSI)              përballë                      ?PD8 SelenicëKasëm Cenaj (LSI)                  përballë                    ?PD9 VorëLuan Sallaku (LSI)                 përballë                   ?PD10 SkraparNesim Spahiu (LSI)                 përballë                    ?PD11 MallakastërShyqyri Kapplani (LSI)               përballë                    Agron Kapllanaj (PD)12 KolonjëArben Malo (LSI)                    përballë                       ?PD13 DurrësVangjush Dako i rikandiduar,                 përballë                  Grida Duma (PD)14 Berat Petrit Sina (LSI)                         përballë                         Kasëm Mahmutaj (PR)15 MatAdelina Farrici (PS)                   përballë                Nezir Rizvani, i rikandiduar16 KlosValbona Kola (PS)                     përballë               Basir Çupa (PD)17 PrrenjasMiranda Rira (LSI)                      përballë            Bajazit Kariqi (PD)18 DivjakëFredi Kokoneshi (PS)                    përballë             Irakli Gorea (PD)19 PukëRustem Struga (PS)                         përballë               Rrok Doda (PD)20 MaliqGëzim Topçiu (PS)                       përballë             Xhevdet Belishta (PD)21 KuçovëSellfo Kapllani (LSI)    përballë         Mysilm Haxhi (PD)22 Vau i DejësGjok Lleshi (PS)      përballë         Zef Hila (PD)23 FierArmando Subashi (PS)     përballë        Enkelejd Alibej (PD)24 TropojëRexh Biberaj (PS)             përballë        Besnik Dushaj (PD)25 BelshArif Tafani (PS)             përballë        Asqeri Kuqja (PD)26 DelvinëRigers Balili (LSI)       përballë     Dhurim Alinani (PD)27 LibohovëLuiza Mandi (PS)         përballë        Altin Çomo (PD)28 KukësHasan Halili (LSI)          përballë        Bashkim Shehu (PD)29 GjirokastërZamira Rami (LSI)            përballë          Igli Kokalari (PD)30 MemaliajDurim Roshi (PS)        përballë     ?PD31 PërmetGilberto Jaçe (PS)        përballë          Niko Shupuli  PD32 KëlcyrëKlemend Ndoni (PS)    përballë          ?PD33 SarandëFloriana Koka (PS)        përballë          ?PD34 HimarëGjergji Goro (PS)         përballë           ?PD35 PatosRajmonda Balili (PS)          përballë         Luan Mustafja (PD), i rikandiduar36 RoskovecMajlinda Bufi (PS)               përballë        Gëzim Caushi (PD)37 KamëzSafet Gjici (PS)          përballë            Xhelal Mziu (PD), i rikandiduar38 ElbasanQazim Sejdini (PS) i rikandiduar       përballë        Ardian Turku (PD)39 LushnjeFatos Tusha (PS)        përballë            Darien Xhindoli (PD)40 KorçëSotiraq Filo (PS), i rikandiduar, Gjergji Mero (PD)41 Fushë ArzëFran Tuci (PS)            përballë         Gëzim Vata (PD)42 KrujëArtur Bushi (PS)     përballë           Hamdi Pasha (PD)43 KavajëElvis Roshi (PS), i rikandiduar,       përballë        ??PD44 KoplikTonin Marinaj (PS)          përballë             ??PD45 ShijakArdjan Kokomani (PS)     përballë            ??PD46 LibrazhdKastriot Gurra (PS)        përballë         ??PD47 DibërShukri Xhelili (PS)          përballë         ??PD48 HasAdem Lala (PS)         përballë         ??PD49 PeqinSajmir Hasalla (PS)          përballë    Albert Kreci (PD)50 Ura Vajgurore??PS               përballë        Bujar Hoxha (PD)51 M. Madhe??PS             Anton Koka (PD)52 Bilisht?? PS           përballë                ??PD53 PustecEdmond Themelko, i minoritetit          përballë      ??PD54 KonispolMimoza Arapi (PDIU)                 përballë    Malo Myrtaj (PD)55 RrogozhinëBeqir Nuredin (PDIU)           përballë    Eqerem Deliu (PD)56 Gramsh?? PS              përballë    Kodhel Cala (PD)57 Dropull ??PS        përballë      ??PD58 Poliçan??PS       përballë     ??PD59 Mirditë??PS       përballë     ??PD60 Kurbin??PS        përballë      ??PD61 Livadhja??PS      përballë       ??PD

Kandidatët e përzgjedhur deri tani për kryetarë bashkie