Tomorr Kajtazi, mbreti i shitjeve në Itali

Tomorr Kajtazi , me origjinë shqiptare, është shitësi më i mirë i fshesave me korrent në Itali. Vitin që shkoi arriti të shiste 1331 pastrues duke shkuar derë më derë nëpër shtëpi, një punë e vështirë por e pëlqyeshme nga zoti Kajtazi.32 vjeçari, jeton në Mezzolombardo dhe ‘sheshi’ i tij i punës është e gjithë provinca e Trentos. Në kohë krize ka arritur të bindë 4 persona në ditë duke i shitur një pastrues vakum të markës Folletto, një rekord i pabesueshëm.“Ky objekt,” tregon Tomorr Kajtazi , ”u shitet femrave sepse janë ato që merren me pastrimin e shtëpisë”. Një në tre demostrime, “mbreti i shitjeve derë më derë” arrin të bëjë një shitje. “Sekreti është t’i tregojmë se sa pluhur arrin të pastrojë fshesa me korrent Folletto në një shtëpi. Turpi i të pasurit një shtëpi të pisët është i tmerrshëm dhe shitësit e aspiraporit ja vënë në dukje këtë gabim grave. Por padyshim që për të bërë një demostrim të objektit duhen pasur me dhjetra kontakte.Ja pse shqiptari Tomorr Kajtazi e la punën e tij si marangoz. “Kjo është një punë që vlerëson aftësitë personale dhe dëshirën për ta bërë atë,” thotë ai.Vitin e kaluar u klasifikua i treti në në klasifikimin kombëtar . E bija e tij i kishte thënë : “Babi, duhet të dalësh i pari”.Kajtazi ka tre fëmijë, dhe jeton në Itali me bashkëshorten shqiptare, Kadrie. “Me këtë punë e mbaj shumë mirë familjen, dua t’i bëj gjërat mirë, ky është sekreti i suksesit tim”.