PR tërhiqet për Durrësin, Mediu: Mbështesim Grida Dumën
Ndërkohë që Grida Duma zyrtarizohet si kandidate për kryetare bashkie në Durrës, Fatmir Mediu në një prononcim për Ora News shprehu mbështetjen e tij për këtë kandidaturë, duke hequr dorë nga kërkesa për kandidimin e Agron Dukës.Gjithashtu ai deklaroi se në parim është arritue marrëveshja mes PD-PR për zgjedhjet e 21 qershorit. Mediu tha se në të 61 bashkitë PR dhe PD do të garojë me kandidatë të përbashkët.Fatmir Mediu: Ne kemi diskutime të përbashkëta me Dukën dhe Bashën për të analizuar mundësine e fitorës nga e djathta të bashkisë Durrës. Në gjykimin tim Duka ishte fitues, por do të konsideronim cdo kanditaturë që mund të fitohet. Duma është një figurë publike politike, një zë i opozitës shqiptare dhe ne do të bëjmë atë që është me mira për të fituar bashkinë e Durrësit.Ka një marrëveshja në parim, ashtu sic janë konsideruar edhe figura të PR në bashki të rëndësishme të propozuara edhe nga PD , por të 61 kandidatët në rast të konkludimit të marreveshjes, kandidatet janë si të PR ashtu edhe të PD. Kemi ecuar me idenë që janë 61 kandidatë të opozitës.Sot besoj që jemi në një realitet më afër marrëveshjes, por ditën e hënë kur të mblidhet asambleja do të japim edhe vendimin përfundimtar për angazhimin në fushatën elektorale