Pas dorëheqjes së Didit, Haki Çako emërohet Drejtori i Policisë së Shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2015, 11:50
Haki Çako është drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit. Emri i Çakos ka marrë firmën e kryeministrit Rama pas propozimit që ka bërë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Çako zëvendëson ish-drejtorin Artan Didi, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë pas situatës së krijuar me kërkesën e mbëritur nga Interpol për deputetin Mark Frroku.Haki Çako ishte komanduar në këtë detyrë nga ministri i Brendshëm ndërkohë që mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjitshëm i Policisë së Shtetit. Çako ka nisur karrierën e tij në Janar të vitit 1998, si shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Kuçovë, e në Shtator të të njëjtit vit si shef i Policisë Krimnale të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.Më pas, është emëruar si inspektor kundër Akteve Terroriste. Në vitin 2003, ka mbajtur detyrën e specialistit në Zyrën e Luftës kundër Drogave të Forta, dhe më pas shef i Komisariatit të Policisë Vlorë.Në vitin 2006 është emëruar specialist i Antiterrorit në Elbasan, për tu larguar më pas me dëshirën e tij. Çako është rikthyer në vtin 2010 në policinë e shtetit dhe në 2013 ishte emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, detyrë që e ka mbajtur deri në 31 mars të 2014.