Grida Duma, e përzgjedhura e PD për të sfiduar Vangjush Dakon
38 vjecarja Grida Duma, është e përzgjedhura e Partisë Demokratike për të sfiduar Vangjush Dakon e PS në garë për një mandat të tretë. 21 Qershori do ta vendosë përballë sprovës elektorale në qytetin e saj të lindjes ku dhe ka jetuar deri përfundimin e shkollës së mesme.Në muajin qershor, Grida Duma mund të ketë disa arsye për të festuar, përveç ditëlindjes së saj.Edhe fakti që ajo u caktua kandidate e PD në një qytet që siç është komentuar në media, Kryetari Basha i kishte dhënë dritë jeshile Agron Dukës për të qenë garuesi në emër të PD, është një fitore e zonjës Duma e cila ka njohur një ngjitje të shpejtë në karrierën politikë brenda kupoles së Partisë Demokatike.Aktualisht mban postin e Kordinatores për marëdheniet me publikin në PD por deri këtu mbërriti pas një eksperience jo të lehtë si zv/ministre e Integrimit gjatë qeverisjes së PD, edhe për shkak të një rivaliteti të zëshëm me figura të spikatura të PD që nuk u ndjenë mirë me konsolidimin e pozitave të zonjës Duma brenda partisë.Falë elokuencës së saj dhe kredencialeve akademike të nxjerra në pah edhe falë një lobimi të grupit që e mbështeste Grida Duma moderoi forumet e formatit ‘town hall’ të Lulzim bashës gjatë garës së tij për Tiranën në Maj 2011. Ra në sy fakti që zonja Duma nuk i linte indiferentë miqtë dhe as armiqtë e saj të cilët me ngritjen në karrierën në PD u shtuan, duke kulmuar edhe me akuza dhe përfolje personale, deri edhe në cështje ligjore të hetuara nga Prokuroria.Te gjitha këto situata Grida Duma i kaloi me buzëqeshjen sharmante dhe me përgjigjen e gatshme se janë thjesht akuza politike. Me sa duket ajo dhe mbështetësit e saj në PD, që rezultuan të jenë njerëzit më të fuqishëm dhe vendimmarrës ishin të vetëdijshëm që majat e karrierës partiake vijnë me një çmim dhe ai është çmimi i sulmeve, madje edhe nga Kryeministri Rama qe nga foltorja e parlamentit përmendte fjalën gridëri.Grida Duma ishte ndër të paktat figura të së djathtës që spikati me daljet televizive në mbrojtje të PD pas humbjes së pushtetit në 2013, duke shfrytëzuar një boshllëk të krijuar nga ish ministrat e fshehur të partisë që lindte pushtetin me një bilanc problematik dhe me një humbje elektorale dërrmuese, që kulmoi me largimin nga partia të udhëheqësit historik Sali BerishaGrida Duma ka jetuar disa vite në SHBA bashkë me familjen e saj më pas u vendos në Tiranë me bashkëshortin dhe djalin.