Gjirokastra turistike, vizitorët e huaj e preferojnë për kulturën e traditën

Edhe pse nuk është çelur zyrtarisht sezoni turistik, Gjirokastra mirëpret cdo muaj vizitorë të shumtë. Krahas promovimit që po i bëhet qytetit të gurtë, edhe rritja e cilësisë së shërbimeve nga operatorët turistikë, e ka renditur ndër destinacionet më të preferuara. Vizitorët nga shtete të ndryshme vlerësojnë Gjirokastrën për traditën, historinë, mikpritjen, etj.Turist austriak: "Jemi nga Austria. Une e dua këtë vend. Është hera jonë e parë këtu. Kemi parë qytetin e vjeter, shtëpinë e Hoxhës dhe disa banesa karakteristike dhe jemi mjaft të lumtur . Ushqimi është fantastik, njerëzit janë të mrekullueshëm. Do të kthehemi përsëri këtu"Turiste : "Duket mirë. Edhe për mua është hera e parë këtu. Por më pelqen shumë, veçanërisht këtu në Gjirokastër".Turiste spanjolle : "Jemi nga Spanja dhe kjo është hera e parë që jemi këtu. Ne kemi qenë në Tiranë dhe në Korçë dhe dje erdhëm këtu. E pëlqejmë shumë këtë qytet prej kështjellës dhe pamjes së mrekullueshme. Gjithashtu kemi vizituar rrugët e kalldrëmta, shtëpitë , kemi qënë në dy banesa karakteristike dhe ishin mjaft interesante për ne , spektakolare".Turist spanjoll: "Më ka bërë shumë përshtypje ky qytet. Ka një kështjellë shumë të bukur dhe njerëzit janë mjaft të dashur. Është një sit i vlerësuar nga shumë turistë, sepse ka gjëra që ja vlejnë t'i vizitosh. Më duket një qytet shumë i rëndësishëm brenda Shqipërisë".Por turistëve ua vështirëson vizitën në qytetin e mbrojtur të UNESCO-s qarkullimi i mjeteve në qendrën historike, çka pohohet edhe nga tregëtarët e suvenirëve, që shtojnë se jo rrallëherë, të huajve u është rrezikuar edhe jeta.Tregtare : "Ështën një problem shumë i rëndësishëm, dhe duhet që patjetër të vihet dorë në lidhje me qarkullimin e makinave sepse shohim që të gjitha punimet artizanale, të gjitha produktet tona ekspozohen në ambjentin jashtë, gjithashtu makinat nuk lejojnë që turistët të afrohen më shumë e të shohin në mënyrë më të detajuar pasi është rreziku i jetës së tyre në lidhje me makinat".Tregtare tjetër : " Duhet zgjidhur problemi i trafikut, sepse në momentin që janë 50 veta dhe po shijojnë qytetin jo vetëm për suveniret tona por që po shijojnë qytetin dhe ata janë këtu për t'i treguar dhe botës se ku kanë qenë dhe në momentin që vjen makina, ata shpartallohen komplet".Çështja është bërë prezente edhe gjatë mbledhjeve të këshillit bashkiak në Gjirokastër, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.