Ndryshimet në administratë, monitorohen 4 bashki pilot, ndikime në cilësinë e punës
Ndryshimi i administratës në disa bashki ka ndikuar në ritmin dhe cilësinë e punës, në zbatimin me korrektesë të ligjit të prokurimeve publike dhe procedurave të prokurimit elektronik për tenderat publik. Konkluzioni ka dalë pas monitorimit të kryer nga programi "Partnerët Shqipëri" në bashkëpunim me Bashkimit Evropian në katër bashki pilot, në Fier, Berat, Sarandë dhe Himarë.Arjola Agolli Drejtoresha e programit “Partner Shqipëri” flet për mangësitë e njohurive të punonjësve që vijnë nga mos njohja mire e programeve, mos azhornimi në kohë i programeve në PC por edhe nga ndryshimet në administrate.Nga monitorimi i agjencisë së prokurimeve publike për vitin 2014 ka rezultuar se nga 27 procedura, 5 kanë qënë tendera të hapur, 12 blerje të vogla dhe të tjerat procedura me negociim pa shpallje paraprake.