Teksas, makina e policisë ngre në ajër personin e armatosur

Nuk janë pamje nga ndonjë lojë në Play Station, por nga një aksion i vërtetë policie. Dhe mund të mos e besoni, por oficeri që ka përplasur me makinë personin e armatosur, ka marrë dekoratë pasi i ka shpëtuar jetën!Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt në Tukson të Teksasit, por pamjet spektakolare të xhiruara nga kamerat e makinave të policisë janë bërë publike vetëm të martën.36-vjeçari Mario Valencia ishte në kërkim nga policia pasi kishte kryer disa grabitje, por ndërsa ndiqej nga makinat e policisë, ai kërcënoi se do të vriste veten me pushkën që mbante në duar. Një makinë policie po e ndiqte me kujdes, por pasi qëlloi një herë në ajër, oficeri tjetër, Majkëll Rapiejko, iu afrua me shpejtësi dhe e shembi në tokë.Por edhe pse avokati i të plagosurit, që çuditërisht i mbijetoi përplasjes, pretendon që klienti i tij të marrë dëmshpërblim për përdorim të tejkaluar force, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Megjithatë, ngjarja ka hapur sërish debate mbi përdorimin e dhunës nga policia, sidomos ndaj minoriteteve apo komuniteteve me ngjyrë, ndërsa në isa qytete të vendit janë zhvilluar protesta kundër këtij fenomeni.Disa vetë u arrestuan të martën në Nju Jork ndërsa protestonin për dhunën e përsëritur ndaj personave të pa armatosur me ngjyrë nga ana e oficerëve të bardhë të policisë. Ata u ndaluan pasi marshuan përmes urës së Bruklinit duke bllokuar trafikun.Pas një përleshjeje të shkurtër me forcat e policisë, të paktën 9 vetë, prej tyre edhe disa adoleshentë, u ndaluan nga autoritetet. Disa qindra të tjerë protestuen në anën tjetër të vendit, në San Fransisko, por ndryshe nga Nju Jorku, në qytetin jugperëndimor protesta ishte paqësore.