Ligji për turizmin, trajtim i veçantë investitorëve, tokë me 1 euro
Të gjithë ata investitorë që synojnë të investojnë në sektorin e turizmit do të kenë një trajtim të veçantë duke i vënë në dispozicion edhe toka me 1 euro. Ligji i ri ndër të tjera sanksionon edhe klasifikimin e detyrueshëm për njësitë akomoduese.Investitorët e huaj ose vendas të cilët synojnë sektorin e turizmit do të kenë një trajtim të veçantë. Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit Sonia Popa deklaron se të gjithë ato sipërmarrje që synojnë të ndërtojnë resorte turistike apo porte do të kenë mundësi që të marrin edhe tokën me 1 euro.Sonja Popa: Të huaj apo vendas që duan të ndërtojnë në fushën e turizmit, si resorte apo struktura të mëdha argëtuese, ose porte turisitike, një nga këto lehtësira është gatishmëria e shtetit për t’i dhënë një tokë, një pasuri të paluejtshme në dispozicion të këyre investimeve. Koha e zgjatjes së kësaj prone është deri në 99 vjet dhe në raste të vecanta mund të jepet edhe me 1 euro.Aktualisht interesi më i madh është për të investuar përgjatë bregdetit.Sonja Popa: Për momentin për zonat bregtedare, por kjo varet edhe nga politika që ne do ndjekim për t’i tërhequr edhe në zona të tjera.Drejtoresha e turizmit ndër të tjera thekson edhe sanksionimin që vendos ky ligj për klasifikimin e njësive akomoduese si një mundësi për ti dhënë fund informalitetit.Sonja Popa: Ligji i 2007, ligji aktual dhe i ndryshuar në 2008 ka hequr të gjitha licensimet që ka pasur në fushën e turizmit, dhe kjo ka rritur informalitetin në këtë industry dhe një konkurrencë të pandershme.Gjithashtu në ligj sanksionohen edhe rregullat për agjensitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.