Mat, konflikti mes dy fshatrave lë pa ujë banorët e komunës Derjan

Në komunën Derjan të Matit, një konflikt mes fshatit Urxallë dhe përfaqësuesve komunalë ka lënë pa ujë mbi 500 banorë. Këta të fundit janë kundër projektit të ujësjellësit, pasi nuk duan të shfrytëzohet burimi i ujit. Në këto kushte banorët e komunës Derjan udhëtojnë çdo ditë për rreth 3 kilometra për të siguruar ujin e pishëm.Mat-Një konflikt mes fshatit Urxallë dhe Komunës Derjan, ka lënë pa ujë të pijshëm më shumë se gjysmën e komunës në fjalë. Banorët shprehen se prej kohësh ujin e sigurojne me anë të kafshëve në burime natyrale.Shume prej banorëve janë detyruar të hapin puse në oborret e banesave.Sipas Kryetarit të Komunës Derjan, Kujtim Kazidede, implementimi i projektit për ujësjellësin në fjalë ka nisur, por është kundërshtuar nga banorët e fshatit Urxallë, ku dhe do të merrej uji.193 mln lekë është projekti I nisur që në vitin 2008 për ujësjellësin e Derjanit në rrethin e Matit, e ndërsa punimet janë pezulluar, banorët janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë për rreth 3 kilometra për të siguruar ujin e pishëm.