Flakët në magazinën e tapeteve vijuan deri në mbrëmje, sekuestrohen kamerat

Katër orët e zjarrit kanë lënë pas një gëmadhë në këtë magazinë tapetesh e sixhadesh Siriane, një pjesë e së cilës përdorej dhe si punishtePronari Raghed Hajjazi, në orët e vona të së hënës, 13 prill pas dëshmisë që dha në polici ka nisur të bëjë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë paraditen e po asaj dite në magazi se cfarë zjarri ka shkrumbuar.“4-5 punëtorë ishin në katin e dytë, dhe 5- 6 punëtorë në katin e parë. Kanë nisur hetimet dhe policia po mbledh provat” thotë Hajjazi për Ora NewsArben Cara, shefi i zjarrfikësve në krye të tre grupeve ka mbajtur në kontroll situatën, pasi vatrat e zjarrit deri mbrëmjen e së hënës riaktivizoheshin herepahere.Arben Cara: “Kemi punuar me intensitet të lartë për rreth 4 orë dhe vijojmë të punojmë me dy reparte zjarrfikëse e 30 forca për të bërë të mundur shuarjen e plotë të vatrave të vogla të zjarrit që ndodhen nëpër ambientet e magazinës. Arsyeja është se objektet që kanë qenë brenda janë nën produkte të naftës dhe kërkojnë lëvizjen e tyre një nga një të realizohet shuarja e plotë e zjarrit."Pronari i saj tha jashtë kamerave për Ora News se zjarri ka lënë pas një dëm të konsiderueshëm ndërsa deklaroi se nuk ka konflikt me askënd.Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë subjekt tregtar, pamjet e të cilave mund të hedhin dritë mbi shkakun e vërtetë të zjarrit. Ka qënë ora 09 e 16 minuta e të hënës kur magazina e tapetave "BibTex" u përfshi nga flakët. Është dashur ndërhyrja e rreth 50 automjeteve zjarrfikëse për të lokalizuar flakët. Tymi i shkaktuar nga zjarri çoi në asfiksimin e 6 personave.[caption id="attachment_493515" align="alignnone" width="640"]demet e magazines ok Demet e shkaktuara ne magazine dhe pronari duke folur per Ora News, mbrëmjen e 13 prillit 2015[/caption] [caption id="attachment_493517" align="alignnone" width="640"]demet 0 Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve[/caption][caption id="attachment_493518" align="alignnone" width="640"]demet ne magazinen e tapeteve  Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve[/caption][caption id="attachment_493519" align="alignnone" width="640"]Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve[/caption][caption id="attachment_493520" align="alignnone" width="640"]Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve Demet e shkaktuara ne magazinen e tapeteve[/caption]Flakët djegin magazinën e tapeteve në autostradë, 6 të lënduar, mes tyre 3 zjarrfikës/Oranews.tv/