Hillary Clinton shpall zyrtarisht kandidaturën për Presidente në SHBA

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale  2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Clinton shfaqet në një video ku thotë: " Unë jam kandidate për Presidente"."Çdo ditë amerikanët kanë nevojë për një kampion dhe unë dua të jem ajo kampione", thuhet në videomesazhin e kandidates për Presidente në SHBA. Në videon e saj, tregohet se çfarë ajo kërkon dhe pretendon të bëjë për Amerikën.Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA do të fillojë në muajin nëntor dhe Clinton do të garojë për Partinë Demokratike.Kjo është hera e dytë që  Clinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 2008-ës ajo humbi përballë presidentit aktual Barak Obama, i cili fitoi emërimin për t’u ndeshur me rivalin republikan.Kandidatja për presidente ka marrë edhe bekimin e Presidentit Barak Obama:“Ajo ishte një kandidate e frikshme në 2008 dhe gjithashtu një mbështetëse e madhe e imja në zgjedhjet e përgjithshme. Ishte një Sekretare e shquar e Shtetit dhe ajo është mikesha ime. Mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyer.Zonja Clinton ishte edhe zonja e parë kur burri i saj Bill Clinton ishte president.Nëse Clinton fiton zgjedhjet, ajo do të jetë presidentja e parë femër në SHBA.