Rezultoi fals alarmi për bombë i avionit të Germanwings në Këln

Një alarm flas për bombë ka bllokuar avionin e Germanwings që po nisej nga Këlni për në Milano ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania gjermane, por pas verifikimeve rezultoi që nuk kishte asnjë rrezik dhe avioni iu rikthye përsëri fluturimit.Sapo u dha alarmi kulla e kontrollit kontaktoi menjëherë pilotin, i cili i dërpreu veprimet për nisjen dhe e vendosi mjetin në pozicionin e parashikuar për raste të tilla.

Pasagjerët dhe ekuipazhi lanë menjëherë avionin,për t'iu nënshtrohet kontrolleve të autoriteteve kompetente.

Ndërkohë kompania “Germanëings”, filiali i Lufthansës deklaroi se do të përpiqej tu gjente pasagjerëve një avion tjetër për të vijuar udhëtimin.

Më 24 mars një avion i së njëjtës kompani ra në Alpet franceze ndërsa udhëtonte nga Spanja për në Gjermani, duke shkaktuar vdekjen e 150 personave. Avioni Airbus 320, dyshohet se u çua qëllimisht drejt rënies nga bashkë-piloti, por ende vijojnë hetimet për këtë çështje.