E mitura 9-vjeçare përdhunohet nga 10 militantë të ISIS, mbetet shtatzënë

Një vajzë 9-vjeçare, që ishte marrë peng nga Shteti Islamik, ka ngelur shtatzënë pasi ishte përdhunuar nga 10 militantë të ISIS-it në veri të Irakut.Zyrtarë të organizatave humanitare në Irak thonë se vajza 9-vjeçare është pjesë e grupit Jaziti, minoritar i krishterë. Ajo  ka përjetuar abuzim të tmerrshëm seksual në duart e militantëve ISIS.Një punëtor tha se vajza u gjet në gjendje të traumatizuar dhe nëse ajo lind një fëmijë rrezikon të humbë jetë.Vajza  është liruar bashkë me pjesëtarët të tjerë të minoritetit jazidi, pas gati një viti që mbaheshin peng nga militantët Shteti Islamik.Gratë dhe vajzat e reja nga minoriteti fetare mbahen si "skllave të seksit" nga ISIS-i.Këtë javë, më shumë se 200 gra, fëmijë dhe të moshuar jazidi u liruan afër Kirkukut në veri të Irakut, pasi në qershor të vitit të kaluar ishin marrë peng nga militantët e ISIS-it.yazidi-freed yazidi-freed-2 yazidi-freed-4