Koalicioni për vendorët, Topi: Negociata me PS, por s’ka marrëveshje
Negociatat e FRD me Partinë Socialiste vijojnë, por ende nuk kanë përfunduar. Kështu është shprehur nga Korça, kreu i FRD-së Bamir Topi.Topi: “Ne jemi në negociata, i jemi përgjigjur një ftese të Kryeministrit. Asgjë nuk ka përfunduar. Jemi futur në këto negocitata së pari për të demostruar parimet e forta mbi të cilat ne funksionojmë si parti politike, që është funksionimi normal i shtetit dhe institucioneve. Besoj se çdo parti politike pavarësisht nga programi, ne mbetemi një forcë politike e qëndrës së djathtë, ka mjaft elementë që e orientojnë drejt bashkëpunimit për gjëra shumë të rëndësishme, sikurse është shteti".Kreu i FRD-së ka folur edhe për dekriminalizimin e parlamentit, duke theksuar se brenda tij ka kriminelë, pasi parlamenti u ndërtua mbi një kod zgjedhor që i dha hapësirë "të fortëve", çka bën që deputetët të kenë një sjellje arrogante.Topi: “Ky parlament u ndërtua si i tillë mbi bazën e një kodi zgjedhor që nuk sjell në parlament njerëz të ndershëm, por u ka dhënë mundësi mjaft të “fortëve”, të “fortëve” në dukje, në ekonomi, në prepotencë, në arrogancë. Dhe parlamenti sot çfarë demostron? Demostron se ka një sjellje arrogante”.Shkëlqim Kajmaku është zgjedhur kryetari i ri i FRD-së për qarkun e Korçës në bazë të parimit një anëtar një votë. Ndërsa Bamir Topi ka uruar edhe besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.