Fushë Krujë, në 2 netë vidhen 20 kapakë pusetash
Në Fushë-Krujë vjedhja e pusetave është kthyer në fenomen shqetësues dhe shkak për aksidente të shumta. Bashkia deklaron se i ka zëvëndësuar disa herë dhe fajëson policinë se nuk po bën punën e saj. Vjedhja e kapakëve te pusetave në Fushë-Kruje vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur heqja e tyre është bërë shkak aksidentesh.Dy netë më parë në rrugët e Krujës janë vjedhur 20 kapakë të tillë, duke i lënë vend problematikave të ndryshme si ne qarkullim, po ashtu edhe në jetën e banorëve.Vjedhje ka patur edhe në lagjen "Bakushe Visha" e "Adem Gjeli" por policia ende nuk ka arrestuar asnjë person, ndërsa kapakët e zhdukur duket kanë përfunduar për skrap. Sipas shefit të shërbimeve pranë bashkisë Fushë Krujë, Naim Loci, zëvendësimi i kapakëve është bërë disa herë por edhe policia duhet të bëjë punën e saj.Naim Loci, shef i shërbimeve publike: "Është bërë disa herë zëvëndësimi i tyre. Në bashkëpunim me policinë do konkludojmë që dhe pikat e skrapit të mos i pranojnë"Vjedhja e kapakëve të pusetave shpesh është bërë shkas që edhe mjaft fëmijë të bien në to.