Mziu në Apel, avokati: U dënua për tenderin që s'u realizua kurrë

Proçesi penal ndaj Xhelal Mziut është i paligjshëm dhe ndaj tij nuk ka prova. Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e dënon kryetarin e Bashkisë Kamëz me 2 vite burg, avokati Genc Gjokutaj ka dhënë argumente dhe fakte që tregojnë se hetimet ndaj klientit të tij janë paradoksale.Gjokutaj: "Në shkurt të këtij viti, po ky subjekt me të njëjtin ankim për taksën e hapësirës siç thuhet, ka bërë kallzim të ri. Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë e ka hetuar dhe pushuar çështjen, duke e konsideruar taksën të ligjshme. Pra kemi një standart të dyfishtë për të njëjtin fakt. Të gjitha këto fakte lehtësisht të verifikueshme, tregojnë qartë se ky proces është joligjor dhe si i tillë nga ne përbën një no ok”.Ai la të kuptohet se çështja ndaj tij do t’i referohet dhe Gjykates Administrative. Gjokutaj thotë se çështja nuk ka prova për fajësinë.Gjokutaj: "Në lidhje me çështjen që kryetari i Bashkisë Kamëz është deklaruar fajtor, Prokuroria ka ngritur dy pista. Pista e parë është tenderi për rrugën “Zgjimi” në Bashkinë Kamëz, tender për të cilin është deklaruar fajtor nga Gjykata.Çfarë përfaqëson kjo histori? Sepse i gjithë opinioni publik, por dhe mjedisi juridik ngrenë një pyetje sot: Përse është dënuar kryetari i Bashkisë Kamëz, ç’është kjo çështje, cila është historia, cilat janë provat? Dosja e Prokurorisë ka të meta thelbësore, të cilat vetë kjo Prokurori nuk ka dashur t’i hetojë”.Brenda 10 ditësh nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës penale, pala mbrojtëse ka afat ti drejtohet Gjykatës së Apelit për ndryshim vendimi.Do të jetë kjo Gjykatë që do të vendosë nesë kryetari i Bashkisë Kamëz do të arrestohet për të vuajtur dënimin me 2 vite burg, ose jo.