Krujë, gjenden 3 gjyle të periudhës së Mesjetës

Në prag të nisjes së sezonit turistik Muzeu historik i Krujës është pasuruar me tre gjyle hekuri, të cilat janë gjetur gjatë punimeve per restaurimin e hamameve brenda kalasë së Krujës.Gjylet që mendohet se i përkasin periudhës së mesjetës, janë ekspozuar prane një topi të po të njëjtës periudhë.Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është një nga më të vizituarit në Shqipëri.Ky muze është ndërtuar në kalanë e Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, gjatë shekullit të XV./Oranews.tv/