Dita e tretë e aksionit në Lushnje, IKMT shemb 9 objekte në autostradë
Të paktën 9 objekte edhe pse janë të pajisura me leje janë shembur nga IKMT përgjatë autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët, të cilët i liruan objektet dhe i hapën rrugë aksionit.IKMT në Lushnje ka vazhduar aksionin në ditën e tretë, duke shembur ndërtesat pa leje pranë Rotondos së Çermës në autostraden Lushnje-Rrogozhine, duke shembur 9 objekte.Në rreth rrotullimin e Çermës jane gjithsej 12 ndertime, qe edhe pse jane me leje dhe dokumentacion te rregullt do te prishen per shkak te vendimit te qeverise per lirimin e hapesirave ne rrethrrotullimet e rrugeve te vendit.Aksioni i sotem nuk ka hasur probleme nga pronaret, të cilët vetë kanë hequr paisjet brenda tyre. Por për IKMT, problem kanë qenë ndertimet e larta, te cilat i kane marre shume kohe aksionit.Forcat e rendit kanë mbeshtetur aksionin e IKMT-së, i cili do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.