Lame kritikon Dakon: Në Durrës janë bërë gabime
Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame kritikoi kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako se ka bërë gabimeNë ceremoninë e shpërndarjes së 1001 lejeve të legalizimit, Lame deklaroi se thellësia dhe shtrirja e fenomenit të ndërtimeve pa leje në Durrës, në qytetin e ngritur mbi një qytet mesjetar, i cili ka qenë ngritur mbi një qytet antic, është e madhe.Artan Lame : “Në gjithë këto vite duhet të pranojmë se janë bërë shumë gabime në ndërtimin e tij. Kjo e shton përgjegjësinë tonë gjatë ecjes së procesit të legalizimeve në zonat e qytetit të Durrësit. Unë dhe drejtori rajonal i ALUIZNI-t shpeshherë kemi qenë prezent në mediat lokale duke orientuar banorët për rrugën që duhet të ndjekin, ndaj ju kërkoj të gjithëve bashkëpunim në këtë proces. Kur të shkoni në shtëpitë tuaja flisni me shokë e të afërm, me miq e dashamirë, që nuk i kanë përfunduar ende procedurat që edhe ata të bashkëpunojnë me punonjësit tanë. Duhet të kuptojmë që vetëm bashkë mund ta çojmë përpara këtë proces”Sipas Lames qarku Durrës në ndryshim nga qarqe të tjera me më pak probleme kërkon prezencën e plotë të banorëve.Artan Lame: “Thellësia dhe shtrirja e këtij fenomeni në këtë qark është e madhe dhe ne e kemi ndarë me zona mbulimin e legalizimeve, zona e Krujës dhe Fushë-Krujës, zona e Shijakut, zona e Kënetës dhe zona e Bashkisë Durrës.”Problematika e Zonës së KënetësMe gjithë punën e bërë, u shpreh Lame problematika e Zonës së Kënetës është nërrugë të mbarë por jo e zgjidhur.Artan Lame: “Problemet e brendshme të kësaj zone janë të shumta. Në Kënetë ka qenë problem zona arkeologjike “B” e cila përfshinte një territor shumë të madh të saj. Me legjislacionin e mëparshëm rrezikonte e gjithë kjo zonë e cila për më tepër është edhe zonë informate. Por në mënyrë përfundimtare me vendimin e datës 1 prill 2015 qeveria shqiptare i dha frymëmarrje procesit të legalizimit në këtë zonë informate duke rishikuar pengesën e zonës arkeologjike “B” e cila penalizonte një numër të madh ndërtimesh informate. Po kështu ka lehtësuar procedurat në zonat informale edhe sa i përket sistemit rrugor duke krijuar lehtësira për vazhdimin e procedurave të legalizimit. Gjithashtu ky vendim i ka dhënë njëherë e mirë fund ndryshimeve në strukturë e volum ndërtimor të objekteve pa leje të shkaktuara si rezultat i mosfunksionimit ndër vite të ALUIZNI-t.Qytetarët që prisnin legalizimin e ndërtimeve pa leje ndërkohë ishin të detyruar për shkak të nevojave jetike të familjeve të tyre të shtonin volumin ndërtimor të objekteve që kishin aplikuar për legalizim. Të gjitha këto shtesa praktikisht me legjislacionin e mëparshëm rrezikonin të mbeteshin pa legalizuar, por VKM e fundit i bën pjesë të procesit./Oranews.tv/