Ministri i Mjedisit përvesh mëngët, pastron plazhin e Spillesë

Ministri Mjedisit Lefter Koka së bashku me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve kanë nisur sot aksionin për pastrimin e plazhit të Spillesë, Kavajë. Sipas tij, “angazhimi i qindra të rinjve dhe qytetarëve të thjeshtë dëshmon që tashmë mjedisi është në qendër të opinionit publik. Një shoqëri e tregon nivelin e qytetarisë nga mënyra se si kujdeset për mjedisin që e rrethon dhe janë vetë shqiptarët ata të cilët kanë rolin kryesor në këtë mision dhe është kontributi i gjithësecilit prej nesh ai që do na bëjë të kemi një mjedis më të pastër, plazhe më të pastra, një Shqipëri më të pastër.”