Kim Jong Un ka mësuar makinën tre vjeç thuhet në librat shkollor të Koresë së Veriut
Propaganda politike e Koresë së Veriut ka shkuar në themelet e edukimit të shoqërisë, pikërisht në sistemin arsimor. Në librat e shkollave fillore, të mesme dhe atyre të larta shkruhet se lideri i vendit komunist Kim Jong Un ka mësuar makinën tre vjeç dhe ka fituar një garë me jaht në moshën 9-vjeçare.Mediat në Korenë e Jugut njoftojnë se manuali ku Kim paraqitet me superfuqi do të hyjë në kurrikulat e shkollës këtë vit shkollor dhe fëmijët do të mësojnë se lideri i tyre është një person me kapacitete të mëdha në fusha të ndryshme, përfshirë një artist i kompletuar, kompozitor dhe i sukseshshëm që në moshën tre vjeçare. Por televizioni shtetëror i vendit KRT ka publikuar disa foto të liderit, ku dorën e djathtë e ka me fasho.Por kjo nuk e ka penguar liderin të shtrëgojë duart me punëtorët e një fabrike të penianit. Nuk saktësohet data e vizitës së tij në fabrikë dhe gjithashtu nuk jepen detaje mbi dëmtimin e tij në dorë. Kujtojmë që para disa kohësh Kim nisi të çalonte, më pas u shfaq edhe me bastun, një imazh i dobët ky i një lideri në Korenë e Veriut, ku udhëheqësit portretizohen si gjysmë hyjni.