Dy ministra në aksion për pastrimin e plazhit të Spillesë

Brenda një javë qeveria pritet të nxjerrë një vendim ku sanksionohen të gjitha detyrat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj së bashku me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i janë bashkuar aksionit të vullnetarëve për pastrimin e plazhit të SpillesëBrenda pak ditëve qeveria pritet të nxjerrë një vendim për mbarvajtjen e sezonit turistik.Duke folur nga plazhi i Spillesë ku ka marrë pjesë në një aksion për pastrimin e plazhit ministri Arben Ahmetaj ka njoftuar se në këtë urdhër do të sanksionohen me detaje detyrat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit për sezonin turistik.Ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se nuk mund të ketë sezon turistik pa plazhe të pastra, duke shtuar se vendi yne ka plazhe të pasura, por jo shumë të pastra.Aksioni për pastrimin e plazhit të Spillesë është i pari për këtë vit, në të cilin u bashkuan 250 të rinj vullnetarë.Ata kontribuan në pastrimin e rreth 5 km vijë bregdetare duke mbledhur veç mbetjet plastike dhe vec mbetjet e tjera.[caption id="attachment_492318" align="alignnone" width="640"]koka dhe ahmetaj Në foto: Ministrat Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj sot në plazhin e Spillesë[/caption][caption id="attachment_492320" align="alignnone" width="640"]arben ahmetaj Në foto: Ministri Arben Ahmetaj sot gjatë aksionit për pastrimin e plazhit të Spillesë[/caption][caption id="attachment_492248" align="alignnone" width="640"]plazhi spille Sot ne plazhin e Spillese, Kavaje[/caption][caption id="attachment_492251" align="alignnone" width="640"]lefter koka ne spille Sot ne plazhin e Spillese, Kavaje[/caption] /Oranews.tv/