Bushati në Çeki, diskutohet mbështetja e Shqipërisë në BE
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi në Çeki një vizitë zyrtare ku pati takime me personalitetet më të larta çeke.Kryediplomati shqiptar u takua me Kryeministrin Sobotka, Kryetarin e Parlamentit, Hamaçek dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Zaoralek.Perspektiva e integrimit të Shqipërisë në BE, duke u fokusuar në avancimin drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim ka qënë një ndër temat kryesore te takimeve.Ditmir Bushati: "Integrimi i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi jetike për BE-në. Nga pikëpamja e arkitekturës se sigurisë evropiane, kjo nënkupton sigurinë e krahut juglindor ku aktualisht po ndërtohen linja të rëndësishme energjetike. Shqipëria e ka mbajtur pjesën e saj të përgjegjësisë kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në luftën globale kundër terrorizmit, duke treguar se si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një kontribuues për sigurinë globale, nëse gëzon mjaftueshëm mbështetje gjeostrategjike nga aleatët kryesorë"Në këto takime u nda mendimi se vizita e ardhshme e Kryeministrit Rama dhe kreut te kuvendit Ilir Meta në Pragë do t`i japë një shtysë konkrete bashkëpunimit dypalesh, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe me shoqërimin e Forumit të Biznesit./Oranews.tv/