Kurbin, sherr për rrjetat e peshkimit, plagosen babë e bir dhe një 57-vjeçar

Tre persona kanë mbetur të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një konflikti mes tyre për pronësinë e rrjetave të peshkimit.Ngjarja është shënuar rreth orës 13:38 të së shtunës në Fushë-Kuqe të Kurbinit.Sipas policisë i plagosur rëndë me armë zjarri ka mbetur Besnik Vata 57-vjeç nga Fushë-Kuqja, ndërsa të plagosur me sende të forta por jashtë rreziku për jeten kanë mbetur dhe  babë e bir, Agim dhe Ardit Zela përkatësisht 48 dhe 24-vjeç.Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë debatuar ashpër me 57-vjeçarin Besnik Vata për disa rrjeta peshkimi, të cilat pretendonin se ishin në pronësi të tyre në lagunë e Patokut, ku të dy palët kishin biznese.Pasi janë sharë me fjalë me njëri-tjetrin,  konflikti ka degjeneruar me përplasje fizike midis tyre, duke goditur njëri-tjetrin edhe me sende te forta.Për pasojë shtetasit Agim dhe Ardit Zela kanë marrë fraktura në disa pjese të trupit, por ndonëse të plagosur këta të fundit i janë përgjigjur me armë 57-vjeçarit Besnik Vata.Ata kanë qëlluar me  pistolete në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Kanë qenë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit, të cilët ju kanë dhënë ndihmen e parë tre të plagosurve.Sipas policisë 57-vjeçari Besnik Vata është dërguar me shpejtësi në Spitalin e Traumes në Tiranë dhe nga plagët e marra në njërën këmbë dhe në pjesen e barkut është bërë e ditur se ndodhet në gjendje kritike për jeten.Dy të plagosurit e tjerë, babë e bir, janë dërguar në Spitalin e Laçit ku po marrin mjekim, ndërkohe që  ndodhen jashtë rreziku për jeten.Grupi hetimor i cili është ngritur për këtë ngjarje, ka bërë të ditur se janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale 2 gëzhoja pistolete me të cilën është qëllluar në drejtim të 57-vjeçarit.Ende nuk dihet rrethanat e plota të konfliktit, por nga hetimet e para dhe dëshmitë e dhëna nga përsonat të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, thuhet se shkak për përpasjen midis tyre janë bërë disa rrjeta peshkimi në Lagunën e Patokut ku pretendonin të dy palët se ishin në pronësi të tyre.Në polici janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe do japin dëshmitë e tyre, ndërsa është bërë e ditur se pritet përmirësimi i gjendjes shëndetsore të tre përsonave të plagosur për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Të dy palët e përfshira në këtë konflikt kishin bizneset e tyre afër njëri-tjetrit në zonen e Fushë Kuqes në afërsi të Lagunes.[caption id="attachment_492454" align="alignnone" width="640"]plagosja kurbin Pamje nga vendi i ngjarjes, Gorre, Kurbin[/caption][caption id="attachment_492458" align="alignnone" width="640"]gorre kurbin Pamje nga vendi i ngjarjes, Gorre, Kurbin[/caption][caption id="attachment_492542" align="alignnone" width="640"]plagosja kurbin Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]