Kumbaro: 100 mijë dollarë për restaurimin e kishës së Karavastasë
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë atyre që besojnë te trashëgimia kulturore”uroi Kumbaro.Pasi uroi të gjithë besimtarët ortodoskë për festën e Pashkëve, Ministrja e Kultures prezantoi projektin për restaurimin e kishës në zonën e Karavastasë, një projekt i cili pritet të nisë brenda vitit 2015.Kumbaro:“Është vërtet një Monument Kulture që ja vlen të vizitohet, të njihet dhe të promovohet. Diku te 100 mijë dollar sepse siç e patë ka elementë të restaurimit artistik, të cilët janë goxha kostozë por nëpërmjet angazhimit gjithmonë e më shumë në qeverisë në fondet rajonale të zhvillimit, të cilat po përpiqemi ti shpërndajmë jo vetëm në fushën e infrastrukturës, por dhe atë të kulturës dhe të turizmit kulturor, do të jetë burimi i financimit për kishën e Karavastasë. E meriton plotësisht”.I ftuar në prezantimin e projektit ishte edhe deputeti i PS-së në Divjakë, Erjon Braçe, i cili në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë premtoi më shumë vëmendje për trashëgiminë kulturore.Braçe: “Si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dua të them se kam dhe do të kem të gjithë vëmendjen e duhur që buxheti i kulturës, përfshirë edhe këtë aspekt për të cilin po flasim, restaurimin e Monumenteve të Kulturës por edhe të tjera, do të jetë prioritar në vëmendjen e këtij Komisioni”.Pas prezantimit të projektit, Ministrja Kumbaro bëri një prezantim të punës së institucionit që ajo drejton përsa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke pohuar se në një vit është plotësuar 80% e inventarit të Monumenteve i cili brenda vitit pritet të përfundojë.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi se projekti për resaturimin e kishës në zonën e Karavastasë do të pasohet me të tjera projekte në fushën e trashëgimisë kulturore.