Naftë dhe gaz pranë ishujve Falkland, Argjentina padit Britaninë

Argjentina ka paditur dy kompani britanike për nisjen e operacionve për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror të zbuluar javën e kaluar pranë ishujve Falkland.Daniel Filmus, zyrtari përgjegjës për çështjen e ishujve në Ministrinë e Jashtme argjentinase, bëri të ditur se firmat britanike Premier Oil dhe Falkland Oil kishin nisur shpimet në det pa autorizimin e duhur dhe për këtë fakt do të përballen me gjykatat argjentinase.Në bazë të zbulimeve të bëra nga ish-spiuni amerikan, Eduard Snowden, Argjentina ka kërkuar përgjigje nga ambasadori britanik në vend mbi akuzat se Britania e Madhe ka përgjuar disa liderë politikë dhe ushtarakë të Argjentinës nga vitit 2006 deri në vitin 2011.Tensionet mes dy shteteve, që në vitin 1982 zhvilluan edhe një luftë disa javore për kontrollin e ishujve Falkland, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.Muajin e kaluar, Britania deklaroi se do të rriste praninë e forcave të saj ushtarake në Arqipelag, pasi kishte të dhëna se rreziku argjentinas për t'i ripushtuar ishujt ishte i lartë.Megjithatë, në një fjalim të mbajtur për nder të ushtarëve argjentinas të vrarë në luftën e vitit 1982, Presidentja Kristina Fernande, i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se Argjentina nuk përbën kërcënim për Britaninë e Madhe.