Fansja e çmendur e familjes mbretërore në Londër
Margaret Tyler është një nga tifozet më të zjarrta mbretërore në Britani dhe mezi po pret lindjen e fëmijës së dytë të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh.Ajo jeton në periferi të Londrës dhe adhurimin për familjen mbretërore e kupton lehtësisht nga simbolet e vendosura në oborrin e shtëpisë dhe në muret e jashtme të saj.Ndërkohë sapo hyn brenda duket se mbretëria britanike ka sunduar shtëpinë e saj."Heritage House" është plot me objekte dhe relike mbretërore. Siç e shikoni ka qindra fotografi me të gjithë pjestarët e familjes mbretërore, përfshirë edhe princeshën LediDiana, nëna e pricit William i cili pret të bëhet baba në fund të këtij muaji.Ky koleksion i Tyler besohet se është me i madhi privat në Britani kushtuar familjes mbretëroe.Duket qartë se një hapësirë të madhe në koleksion i zë princi William dhe bashkëshortja e tij Kate dhe princi Georgw.Tyler nuk ka harruar të lërë hapësirë për fëmijën që pritet të vijë në jete, duke i bërë gati vendin në dhomën e gjumit të çiftit. Ajo madje ka bërë gati edhe kornizat e fotografive për fëmijën e shumëpritur nga të gjithë britanikët."Është përtej entuziazmit, lindja e fëmijës është mendimi i fundit para se të fle dhe mendimi i parë në mëngjes. Nuk ka mbetur shumë kohë tashmë dhe të gjithë po e presim me entuziazëm”, thotë Tylerteksa tregon të gjithë koleksionin e saj të çmuar.Margaret ka qenë gjithashtu në mesin e personave që pritën me çadra për 6 ditë me radhë lindjen e princit Georgw në korrik të 2013.Ajo ka filluar të grumbullojë objektet mbretërore në vitin 1977dhe gjithçka nisi me blerjen e një gote në të cilën shkruhej "Elizabet R" . Më pas kjo u kthye në një pasion të pakontrolluar për Tyler.
