Kim Kardashian pritet si yll Hollivudi në Armeni
Armenia i ka bërë një pritje prej ylli hollivudi showgirl -it amerikan Kim kardashian, teksa kjo e fundit ka vizitur vendlindjen e paraardhësve të saj, përpara 100 vjetorit të vrasjes masive të armenëve nga ushtarët otomanë.Kim ka shkaktuar një valë mediatike në kryeqytetin armen, teksa sëbashku me motrën e saj Khloe bënë foto me fansat dhe dhanë autografe për të gjithë të pranishmit dhe adhuruesit e tyre.Motrat e njohura për programet e tyre reality show në televizionet amerikane, vizituan Monumentin e Luftës së Dytë Botërore “Nëna Armeni” dhe drekuan në Lebanese Cafe.Turmat e adhuruesve dhe gazetarëve ndoqën çdo lëvizje të tyre që nga momenti kur motrat u larguan nga hoteli ku po qëndron edhe reperi Kanye West, bashkëshorti i Kim dhe vajza e tyre North West.Kryeministri,Hovik Abrahamyan, ka pritur Kardashian dhe familjen e saj në kryeqytet, duke vlerësuar kontributin e tyre për "njohjen dhe dënimin e gjenocidit armen”.Kim West, North dhe Khloe u përshëndetën nga qindra njerëz teksa ata arritën në ish-republikën sovjetike, teksa Kim ka shkruar në Twitter."Armeni ne jemi këtu !!!!! Jemi mirënjohës që jemi kutu në këtë udhetim.Faleminderit për të gjithë ata që na përshëndetën”.Ylli i reality show "Keeping Up With the Kardashians" ndodhet në vizitën e sa të parë në Armeni, vend të cilin paradhësit e saj e lanë për tu larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ajo nuk i përmendi në publik vrasjet masive në Luftën e Parë Botërore, ngjarje e cila do të kujtohet nga Armenia më 24 prill.Turqia pranon se në fillim të vitit 1915 kanë vdekur shumë armenë të krishterë, por mohon që numri i tyre të jetë 1.5 milion, duke hedhur poshte edhe akuzat për genocid.
