Sekreti i flokëve bionde perfekt të Rita Orës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2015, 08:03
Sekretin e flokëve të shëndetshëm të Rira Orës e ka treguar parukieri personal i këngëtares, Chris Appleton. Ai tha se Rita Ora ka vite që i mban flokët bionde dhe madje i lyen çdo tre javë, ndaj duhet një kujdes i jashtëzakonshëm për to.Një nga sekretet është përdorimi i një maske të krijuar nga Chris, me të cilën Rita duhet të flejë gjatë gjithë natës, në mënyrë që floku të përthithë totalisht.Sa i përket kalimit nga flokë të gjatë në flokë të shkurtër, Chris Appleton, ka treguar se Rita vendosi t'i presë ato në orën dy të mëngjesit, teksa po bënin një nga trajtimet e zakonshme të tyre!