Zgjedhjet e 21 qershorit, Mediu në Vlorë: Demokratët të kandidojnë emra fitues
Fatmir Mediu ka vazhduar me Vlorën, takimin me strukturat, në vazhdim te turit për përgatitjen e bazës për zgjedhjet vendore te 21 qershorit. I pranishëm në Vlorë, Agron Duka ka shpjeguar negociatat me demokratët, për kandidimin e tij të mundshëm në Durrës, si kandidat i përbashkët i së djathtës.Agron Duka: Nuk është problemi që të jem unë kandidati për Durrësin apo një tjetër, e rëndësishme është që të jetë një njeri që ka parametra fituesi. Natyrisht kjo do ishte dëshira e të gjithëve, do vazhdojmë të jemi sëbashku në zgjedhje. Në të kundërt do bëjmë një xhiro në gjithë Shqipërinë për të parë nëse do shifemi si partner apo jo, nëse nuk shifemi si partnerë por si apendiks i ndonjë partie tjetër besoj se edhe ju do jeni dakord që ne duhet të tregojmë forcën tonë.Për kreun e Republikanëve Fatmir Mediu, duhet parë drejt emrave që mund ta nxjerrin fitues në Durrës, një kandidat nga e djathta.Fatmir Mediu: Ka qenë PD, zoti Basha që zoti Duka të kandidojë me idenë që të fitojë bashkinë e Durrësit. Pyetja që shtrojmë është pse duhet ta humbasim bashkinë?Në takimin me strukurat e PR në Vlorë, Mediu hodhi idenë e një sondazhi përmes organizimit të zgjedhjeve paraprake me kandidatët potencialë brenda kampit, dhe emri fitues të zyrtarizohet për në 21 qershor.