Lezhë, romët-kryebashkiakut: Është ditë zie për ne. S’keni bërë asgjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2015, 18:38
Komuniteti romë në Lezhë, ka bërë për ujë të ftohtë kreun aktual për bashkinë dhe kandidatin për mandatin e tretë Viktor Tushe, duke i ndërprerë fjalën gjatë një komunikimi që ka pasur me ta.Për banorët e komuntetit rom, kjo është një ditë zie, pasi përballen me varfëri ekstreme, në kushtet, kur shumë prej tyre janë hequr edhe nga skema e ndihmës ekoniomike, ndërkohë që janë edhe të papunë.Me dhjetëra familje rome në Lezhë që në fillim të vitit, kanë protestuar vazhdimisht para bashkisë, për shkak të mungesës së vëmendjes ndaj këtij komuniteti.