Ndryshon Kodi i Punës, tani të drejtë për leje lindje kanë të dy prindërit
Qeveria ka miratuar ndryshimet në kodin e punës. Nëse më heret mund të mos merrje leje vjetore por në këmbim të saj pagë, me ndryshimet e bëra kjo nuk është më e mundur. Punonjësit e kanë të detyruar të bëjnë leje vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Leje për lindjen marrin jo vetëm nënat por edhe babi. Ndërsa pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar.Qeveria ka miratuar një sërë ndryshime të Kodin e Punës. Në kodin e mëparshëm qëndronte e hapur mundësia që punonjësitë mund të merrnin pagesë kundrejt lejes së zakonkshme. Pra nuk pushoje 15 ditë në verë, apo ditët e pushimit në festat e funditit dhe mund të merrje pagesë për to. Me ndryshimet e bëra punonjësit e kanë tashmë të detyruar të bëjnë leje vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar.Por lindjen e një foshnje mund ta gëzojnë më pushim të dy prinderit. Edhe nëna edhe babi. Sipas kodit të ri kanë prindërit kanë të drejtë edhe pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë.Gjithashtu në këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit që i jep me shumë mundësi nxënsit e shkollave profesione. Për Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ky është konsideruar si një dokument modern dhe një produkt i një pune dy vjecare.