Drafti për lojërat e fatit, opozita e kundërshton, e konsideron një marrëzi

Një marrëzi të dytë me lojërat e fatit e ka quajtur opozita në Komsionin e Ekonomisë draftin e ministrisë së Financave. Gjatë debatit, deputeti demokrat Sherefedin Shehu replikoi me kryetarin e komsionit Erjon Brace dhe ministrin e Financave Shkelqim Cani sepse tha se ne krye të këtyre aksioneve hiqet një grup dhe vendoset një tjetër që sipas tij janë dhe grupe kriminale.Sherefedin Shehu: Një marrëzi, që ishalla të jetë e fundit u bë me lojërat e fatit. Policia iu turr njërit grup për t’i hapur rrugën të hyjë grupi tjetër.Erjon Braçe: Këtu në këtë komision nëse hedhim akuza, vëmë emër dhe mbiemër, pa emër akuzat mbeten në qiell.Sherefedin Shehu: Emrat janë të vënë dhe sikleti im është se këtu ka edhe grupe kriminaleErjon Braçe: Kush kush…..?Sherefedin Shehu: Në marrëzinë e fundit keni edhe vrasje që lidhen me pronarë të lojërave të fatitOpoziat akuzoi minsitrin Cani se do të krijojë kompaninë  e tij me mbikqyerjen e lojërave të fatit.Sherefedin Shehu: Tani ministri do të krijojë kompninë e vet që të monitorojë sistemin…Ministri i Financave tha se një ndër pikat distancat 200 m në vijë ajërore larg nga njëra-tjetra dhe shkollat e kultet fetare do të godasin infromalitetin, do të rrisnin kontrollet dhe do të zbusin fenomenet e dëmshme sociale.Kurse deputeti  djathtë Dashamir Shehi kërkoi që lojërat e fatit të mos shihen në këtë draftë si dyqane ushqimore lagje por të pozicionohen në një vend të posacëm ku dhe policia t’i kontrollojë më lehtë.Dashamir Shehi: këto qendra nuk janë ushqimore që shpërndahen me metra nëpër qytet. Ju këshilloj që ti grumbullojmë në një qendër. Këtu ku është lagjia e qefit.Shkëlqim Cani: Ne i kemi larguar nga 200 metër dhe shumë më rrallë nga çjanë sot dhe kjo e largon pak edhe mundësinë për të qenë i predispozuar për tu paraqitur, por edhe me atë lejën që ka të drejtë edhe personi edhe familja që mos i pranojë.Diskutimi i radhës më lojërat e fatit do të jetë në komsionin e ligjeve.