Nishani në Kalabri: Arbëreshët, simbol i identitetit europian të kombit shqiptar
Me nje atmosferë festive, me këngë e vallë arbëreshe, arbëreshët në Kalabri, mirëpritën Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare atje.Në ndalesën e parë në Firmo,kreu i shtetit i cilësoi arbëreshët e Italisë simbol i identitetit evropian të kombit shqiptar,. "Arbëreshët e Italisë" - theksoi Kreu i Shtetit "përmes figurave të shquara si Jeronim De Rada e Zef Serembe i kanë dhënë Evropës në kohën që jetuan e punuan atë çka janë shqiptarët.Bujar Nishani: "Shqipëria ju detyrohet jo vetëm për atë që keni bërë, por edhe për kohën kur nisën ta bënit këtë gjë, në ato momente të vështira për mëmëdheun. Sipërmarrja e vështirë, por jo e pamundur e shpirtit tuaj në historinë politike të një vendi, përbëhet pikërisht nga jeta, kontributi, veçantitë dhe ngjarjet e atyre që shërbyen për t'ia ruajtur dhe për t'ia pasuruar kombit tonë të pavdekshëm thesarin kulturor, gjuhësor dhe artistik përgjatë periudhave të tilla"Kreut të Shtetit u ndal edhe në Frashineto ku kreu i Shtetit ka vlerësuar rolin e drejtuesve fetarë, por edhe të mësuesve e lëvruesve të gjuhës shqipe.Dita e parë e vizitës së Presidentit Nishani në Kalabri u përmbyll me një përshëndetje në kishën e Spezzano Albanese