Koalicionet, Nard Ndoka: Shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen me PD

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane pas takimit me Lulzim Bashën u shpreh se aleanca me PD për zgjedhjet e 21 qershorit është drejt finalizimit. Ai tha se me PD i bashkon programi dhe se takimi me Bashën ishte konstruktiv për kandidatë që të përfaqësojnë  qytetarët.Nard Ndoka: Patëm një takim shumë konstruktiv më Bashën, ku diskutuam formë dhe mënyrën e daljes bashkë në zgjedhje. Besoj se kemi shumë pika të përbashkëta në lidhje edhe me pjesën programore, me ofrmën si do të operojmë si koalicion opozitar. Po shikojmë ratifikimin e fundit të të gjitha kandidatëve që të dalim me kandidatë sa më përfaqësues në këto zgjedhje, që të jenë sa më afër qytetarëve. Shpresoj se se kaq pak orë që na kanë ngelur të finalizojmë një marrëveshje koalicion me PD.