Korçë, masat për pashkët për të eliminuar radhët në pikat kufitare
Konsullja e Shqipërisë në Selanik, Pavlina Evro Ylli, ka zhvilluar një takim me autoritetet doganore greke, e më pas me ato shqiptare.Gjatë takimeve është biseduar për vendosjen e një kontakti të vazhdueshëm ditor për çdo problematikë të shtetasve shqiptarë, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata në pikat doganore, në prag të festës së Pashkëve ortodokse.Në takimin në zyrat e doganës grekë ishte i pranishëm konsulli grek në Korcë, Janis Pedhiotis, ku u premtoi gatishmëri të plotë për shmangien e rradhëve të gjata.Çdo vit mijëra emigrantë kthehen në atdhe për të kremtuar festën e Pashkës ortodokse, por mbingarkesë në përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve, bëhet shkak krijimit të rradhëve të gjata pasi shpesh herë pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh.