Skemat lehtësuese, OSHEE ka arkëtuar 50.4 mliardë lekë
Zbatimi i skemave lehtësuese ka ndikuar në rritjen e të ardhurave brenda pak muajve.Në një analizë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është theksuar se gjatë muajit maj do të nisin një sërë investimesh.Aksioni i nisur në sektorin energjitik ka ndikuar në nxjerjen e tij nga kolapsi ndërkohë që gjatë këtij viti kjo reformë do të thellohet. Në një anlizë të veprimtarisë së OSHEE kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se muajt e fundit janë lidhur rreth 300 mijë aktmarrëveshje si dhe janë arkëtuar mbi 50 miliardë lekë.Edi Rama: Aplikimi i skemës lehtësuese për shlyerjen e borxheve ka realizuar objektivin themelor që ishte rivendosja e ligjshmërisë në konsumin e energjisë.Ndërkohë që administrator i OSHEE Adrian Çela deklaroi se zbatimi i skemës lehtësuese rriti të ardhurat të cilat tashmë do të përdoren për investime.Adrian Çela: Implementimi i investimeve fillojnë që nga muaji maj dhe këto investime do të përqëndrohen në zonat ku ka konsum më të madh të energjisë dhe si rrjedhojë edhe humbja është më e madhe.Ndërkohë që ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tregoi vendosmërinë e policisë në luftën kundër vjedhësve të energjisë elektrike.Saimir Tahiri: Jemi shumë të vendosur, nga njëra anë për të ndërprerë vjedhjen e energjisë elektrike.Ndërsa për ministrin Gjiknuri viti 2018 do të jetë viti kur OSHEE nuk do të ketë më nevojë për financime.