PD: Rama gënjeu në Preshevë, nuk ka njohje diplomash
Një premtim mesaduket i pambajtur i kryeministrit Rama në Preshevë për njohjen e diplomave ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Jashtëm. Ka qënë opozita ajo që ka vënë në pikëpyetje këtë deklaratë ndërkohë që është kërkuar informacion për rolin e Shqipërisë në integrimin e Kosovës.6 muaj më pas, deklarata e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar debate sot në mbledhjen e komisonit të Jashtëm, ku opozita vuri në pikëpyetje vërtetësinë e këtij qendrimi të shefit të qeverisë shqiptareSokol Hoxha, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme: Ka marrëveshje fizike të realizuara dhe një declarative. Jemi në proces për realizimin e njohjes së diplomave.Aldo Bumçi i PD-së: Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer publikisht. Sot pas 6 muaj s'kemi marrëveshje.Në komision, ministria e Jashtme raportoi për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deputetët ngritën pyetjen për rolin e Shqiëprisë, në heqjen e vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimin e saj në intitucionet ndërkomëbtareArta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm: Deklarimet emotive është njëra gjë, ndërsa në terma praktikë është tjetër.Valentina Leskaj, deputete PS: Cfarë po bëhet konkretisht për anëtërësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.Odeta Barbullushi, zv.ministre e Jashtme: Në cdo kontakt që ne kemi në nivelet më të larta politike kemi mëshuar fort argumentin e liberalizimit të vizave. Në mbledhjen e Këshillit të Europës kemi ngulmuar të jetë e pranishmePërtej debateve, në Komision, u vu ru një atmosferë deri miqësore, mes deptueteve femra të kaheve të ndryshme politike